Opinion

Nëse Radojçiqi ka ngrënë groshë në “Pasulanski Livadi”, Serbisë do i shkojnë pordhat “zhag” para ndërkombëtarëve

Shkruan: Ylber Pilku, Nju Jork

Serbia tradicionalisht është mësuar të shesë pordhë të ftohta, siç thotë populli, në skenën ndërkombëtare. Kërkoj falje për fjalorin që do e përdori, po e kam patjetër sepse me shekuj shteti serb shet pordha edhe atë gjithmonë kundër shqiptarëve. Ndonjëherë i janë shitur pordhat në disa qarqe, e ndonjëherë nuk i janë shitur. Por tani një gjë dihet: nëse dëshmohet se Millan Radojçiqi ka ngrënë “groshë” në bazën ushtarake serbe “Pasuljanske Livade” atëherë Serbisë do t’i shkojnë pordhat “zhag”.

E dëshmitë janë mjaft të forta. I lumtë shtetit kosovar që ia theu “paswordin” Serbisë dhe i siguroi incizimet që tregojnë se Radojçiqi me grupin e tij janë ushtruar në bazat ushtarake serbe. Kjo tregon involvimin e shtetit serb në skenarin për destabilizimin e Kosovës, e me gjasë edhe të mbarë rajonit. Por tani që skenari u pengua me sukses nga policia kosovare, në fytyrat e zyrtarëve serbë po shihet qartë se janë duke u shkuar pordhët “zhag” para ndërkombëtarëve nga grosha që kanë ngrënë në “Pasulanske Livade”.

Nëse edhe tani ka qarqe ku do u shiten pordhët, atëherë di të thotë se te bashkësia ndërkombëtare paskan ndryshuar shumë gjëra në krahasim me siç ka qenë më herët.