Falet namazi i Fitër Bajramit në Kosovë, myftiu Tërnava kërkon kujdes maksimal gjatë vizitave
Në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih”, në Prishtinë është bërë falja e namazit të Fitër Bajramit.
Numër i madh i qytetarëve kanë kryer këtë ritual fetar, kurse brenda objektit të xhamisë është kërkuar vazhdimisht respektimi i distancës.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me këtë rast ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit. Ai tha se feja islame angazhohet në formimin e një shoqëri të shëndoshë e humane, prandaj nëse njeriu lufton drejt këtë do të shërbejë për të mirën e shoqërisë.
Tërnava shtoi se kjo festë kultivon më së miri ndjesinë e besnikërisë e bujarisë. Ai ka uruar që sa më shpejt të përfundojë edhe pandemia që ka kapluar gjithë botë.
Madje ai ka bërë thirrje për kujdes maksimal në vizitave gjatë festës së Fitër Bajramit.
“Falënderojmë Allahut me ndihëm e të cilit arritëm ta kalojmë muajin e Ramazanit. Jemi bashkë në këtë ditë madhështore për të festuar Fiter Bajramit. Muaji i Ramazanit na mbajti të bashkuar në iftare e syfyre, me solidaritet e devotshmëri. Feja islame angazhohet në formimin e një shoqëri të shëndoshë e humane. Nëse njeriu lufton drejt këtë do të shërbejë për të mirën e shoqërisë. Sot kemi festë që na bashkon me miq e farefis. Kjo festë ngrohë familjet e fëmijët tanë, kultivon më së miri ndjesinë e besnikërisë e bujarisë. Kjo festë shërben për ta ruajtur ekuilibrin tonë. Edhe këtë Bajram po e presim në pandemi që na ka shkaktuar probleme të mëdha. Urojmë që të shërohen sa më shpejt të infektuarit. Ju ftoj të bëni kujdes në vizita sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar. Urime Festa e Fiter Bajramit, shëndet e mbarësi”.