RMV, u arrestuan 11 qytetarë nga vende të ndryshme për kriptovaluta dhe shpërlaje të parave
Maqedonia e Veriut ka marrë pjesë në një hetim ndërkombëtar në kuadër të të cilit u arrestuan 11 persona, të dyshuar për keqpërdorimin e platformave onlajn, kriptovalutave dhe shpërlarjen e parave, ashtu që vlera e dëmit ka arritur 30 milionë euro, transmeton Portalb.mk.
“Skema e mashtrimit, ishte organizuar kryesisht nga shtetasit izraelit, duke përfshirë qendrat për thirrje nga Bullgaria dhe RMV-ja, ndërsa të dyshuarit I kanë shpërlarë fitimet ilegale përmes llogarive bankare të kontrolluara nga kompani nga vende të ndryshme të BE-së”, sqarojnë nga policia e vendit.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi që ky rast është udhëhequr në bashkëpunim me Europol dhe Eurojust, duke përfshirë shtetet si Gjermania, Bullgaria, Izraeli, Letonia, Polonia, Spanja dhe Suedia.
“Aktivitetet kriminale u kryen në disa vende të Evropës, kanë të bëjnë me mashtrime në vlerë prej 30 milionë denarë, përmes keqpërdorimit të platformave onlajn, kriptovalutave dhe shpëlarje të parave, duke tërhequr viktima përmes reklamave në rrjetet sociale”, raportojnë nga Policia.
Pesë nga të arrestuarit janë nga Bullgaria, një nga Izraeli dhe gjashtë nga Spanja; për çka ishin realizuar bastisje në Bullgari, Izrael, Poloni, Suedi dhe në Maqedoninë e Veriut, duke konfiskuar pajisje elektronike dhe vetura, ndërkohë janë ngrirë llogaritë bankare. Në kuadër të këtyre aksioneve, dje në orët e mëngjes ishte kryer bastisje edhe në pronën e 34 vjeçarit A.A. nga Çegrani.