Kosovë

Në Manastirin e Banskës ka besimtarë nga Novi Sadi që mund të shfrytëzohen si peng nga grupi terrorist

Analisti kosovar, Fatmir Sheholli, thotë se në manastirin e Banskës, ku janë strehuar pjesëtarët e grupit të aramatosur që sulmuan policinë e Kosovës, sot gjenden besimtarë ortodoksë nga Novi Sadi i Serbisë, të cilët kanë ardhur për të kryer rite fetare.
Ai shprehu ngurrimin e tij se grupi i armatosur mund t’i shfrytëzojë besimtarët nga Novi Sadi si peng për t’u tërhequr në rast të sulmit të policisë së Kosovës, transmeton Lideri.mk.

Duke folur për Euronews Albania, Sheholli shtoi pjesëtarët e këtij grupi janë dëgjuar duke folur rusisht.
Ai ka rikujtuar se edhe Kisha Serbe ka konfirmuar se grupi i armatosur është futur me dhunë në hapësirat e Manastirit.

Edhe kjo foto e postuar tregon një skenë që i përngjan mosmarrëveshjes mes dy personave, shkruan Lideri.mk. Deri sa njeri shihet qartë se është pjesëtar i grupit, për tjetrin nuk mund të konstatohet me saktësi nëse është i armatosur, apo civil. /Lideri