Maqedoni

7 pacientë me COVID-19 të shtruar në Spitalin e Shkupit

Pas takimit të sotëm Komisioni për sëmundje ngjitëse doli me rekomandim që të rikthehet masa për mbajte të detyrueshme të maskave nëpër institucione shëndetësore. Ky rekomandim, siç njoftoi zëdhënësi i Komisionit, Dr. Zlate Mehmedoviq, synon të minimizojë mundësinë e transmetimit të infeksionit, veçanërisht aty ku ka grupe të rrezikuara që mund të jenë të ndjeshme ndaj komplikimeve të rënda, si pasojë e infektimit me Covid-19. Rekomandimi do t’i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë. Përndryshe në Klinikën Infektive janë të shtruar 7 pacientë, kryesisht të moshuar me sëmundje shoqëruese dhe shumica prej tyre janë me mbështetje të oksigjenit.

“KSI-ja ka sjell një rekomandim që ka të bëj me përdorimin të obligueshëm të maskave në institucionet shëndetësore. Kjo me qëllim që të minimizohet mundësia për transmetimin e infeksionit në institucionet shëndetësore.”- tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI-së.