Doli nga shtypi libri i pestë i poetit të njohur kumanovar për fëmijë, Ismail Bilalli
Poeti i njohur për fëmijë nga Kumanova, Ismail Bilalli vazhdon punën e tij të frytshme. Këtyre ditëve ka dalë nga shtypi libri i tij i pestë me poezi dhe poema për fëmijë.
Në këtë përmbledhje, poeti Bilalli i mbetet besnik stilit të tij të shkruarit, që tani është bë aq i njohur dhe i dashur për fëmijët.
“Sapo doli nga shtypi libri im, i pesti me radhë, me poezi dhe poema për fëmijë me titull ‘Lakrës i dhemb koka’. Edhe poezitë e këtij libri, sikur edhe unë, vet autori, ndjehemi më të lehtësuar dhe të gëzuar që arrijtëm ta ndërtojmë dhe të hyjmë në këtë shtëpi të re. Urojmë që kjo shtëpi të ketë sa më shumë mysafirë fëmijë, por nuk e kanë të ndaluar të hyjnë aty edhe të rriturit. Do të kënaqen me një muhabet i cili do të jetë mjaft i këndshëm dhe interesant”, ka shkruar Bilalli pas dalje së librit të tij nga shtypi.