May 21, 2024
Maqedoni

Njoftim i rëndësishëm nëse planifikoni të shkoni drejt Bullgarisë

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se në rrugën magjistrale A2, Kriva Pallankë – V.K. Deve Bair, për shkak të punimeve në rrugë dhe rrëshqitjeve të shpeshta të dheut duhet që shoferët të kenë më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve.

Në vende të caktuara, theksohet në komunikatë, është vendosur sinjalistikë adekuate.