October 15, 2024
Maqedoni

Intervistë/ Safet Gërxhaliu: Proceset politike po e ngadalësojnë zhvillimin ekonomik rajonal

Vlera më e madhe që ka Ballkani Perëndimorë është se komuniteti i biznesit ka bërë shumë hapa të avancuar se sa politika. Politikanët nëse I përcjellin hapat ë bashkëpunimit ekonomik, atëherë Ballkani do të kishte një imazh tjetër dhe ne do të ishim pjesë e familjes evropiane. Kështu shprehet ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, dhe njohës i mirë i zhvillimeve ekonomike në Evropë dhe Ballkanin Perëndimorë.

Intervistoi: Afrim Tanallari

Top-news: Cilat janë sfidat e Ballkanit Perëndimorë në aspektin Ekonomik të shteteve të Ballkanit Perëndimorë përfshij këtu Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë?

Safet Gërxhaliu: Dialogu dhe partneriteti mes shteteve të Ballkanit Perëndimorë nuk ka alternativë. Më e keqja që po I ndodh Ballkanit Perëndimorë është se nuk mund të flitet për procese të pastra ekonomike pa politikë. Politizimi i proceseve ekonomike po i ngadalëson proceset zhvillimore ekonomike, procese të cilat kanë nevojë të gjitha shtetet e Ballkanit. Në veçanti ato shtete që janë pjesë e procesit të Berlinit, duke filluar nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina. Në këtë drejtim duhet të mësohet modeli I forcimit dhe themelimit të Unionit Evropian I vitit 57 dhe 58 I Traktatit të Romës ku ekonomia dhe komuniteti I biznesit duhet të jenë forcuesit dhe ndërtuesit e urave për bashkëpunim. Besoj se është koha kur duhet ta ndërtojmë ardhmërinë e jo të humbim kohë dhe për të gjetur arsye për dështim nga e kaluara. Bota po ecën me hapa të shpejtë, inteligjenca artificiale pothuajse është në përsosmëri, dhe në këtë drejtim çdo ditë e humbur në mungesë të dialogut ekonomik që do të bartet edhe tek vendet tjera të Ballkanit Perëndimorë.

Top-news: Faktori ndërkombëtarë, SHBA dhe BE krijuan dy procese për normalizim të marrëdhënieve mes shteteve të Ballkanit Perëndimorë Ballkani I Hapur dhe Procesi i Berlinit. Pse dështoi procesi ‘Open Ballkan’?

Safet Gërxhaliu: Prej nga 1999 deri më sot kanë qenë 74 iniciativa rajonale të mbështetura nga faktori ndërkombëtarë, duke filluar nga pakti I stabilitetit, CEFTA dhe shumë iniciativa tjera të cilat kanë pasur për qëllim avancimin dhe thellimin e dialogut dhe kthimin e besimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimorë për një ardhmëri. Ardhmëri e cila duhet të ndërtohet për një shoqëri më demokratike, sundimit të ligjit, edukim dhe një imazh pozitiv. Duhet të kuptohet se në viti 2020 ka qenë I rëndësishëm jo vetëm për Kosovën dhe jo vetëm për Serbinë, por për gjithë Ballkanin. Kanë qenë dy data historike, e para ka qenë Marrëveshja e Uashingtoni, e cila ka pasur reflektim rajonal se sa bilateral. Implementimi i marrëveshjes së tillë duhet i të gjitha qeverive. E dyta, është Procesi i Berlinit në Sofje dhe aty janë arritur tre marrëveshje substanciale që garantojnë qëndrueshmëri dhe perspektivë për Ballkanin Perëndimorë. Marrëveshja e parë ka qenë agjenda Gree , e dyta tregu i përbashkët rajonale dhe e treta ka qenë shumë e rëndësishme për lirinë e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitaleve. Implementimi i këtyre marrëveshjeve është vakant për Ballkanin Perëndimorë, çdo ditë e humbur që të mos pranohet ky realitet dhe mos zbatimi i këtyre marrëveshjeve do të jetë një dëm kolateral . Është e vërtet që n këtë kohë lindi ideja e Ballkanit të Hapur, por me faktin që u bë një ndarje jo 6 shtet, por në fillim 4 shtete dhe ka qenë një reflektim I pakënaqësisë I Shqipërisë, Serbisë dhe i Maqedonisë së Veriut për mos reflektim të BE në procesin e përshpejtim dhe aderim në BE. Por besoj që pajtohemi që e vetmja iniciativë që ka mbështetje politike dhe institucionalë dhe financiarë është procesi i Berlinit. Më gëzon fakti që në tetor të këtij viti samiti do të jetë në Shqipëri dhe pres që në këtë Samit të adresohen sfida por të ketë edhe zgjidhje konkrete që I gjithë Ballkani Perëndimore të përfitoj në aspektin ekonomik dhe politik për procesin e integrimit evropian dhe pro BE dhe SHBA-ve. Nëse nuk ka përfitime ekonomike, atëherë Ballkani Perëndimorë di të ballafaqohet me një pandemi demografike, nuk i duhet Ballkani Perëndimorë i zbrazët askujt, pasi që të gjitha shtet janë duke u zbrazur, pasi ju shkon truri, të rinjtë. Tani është koha për veprim konkret dhe mos të humbim kohë për ta ndryshuar të kaluarën, port a ndërtojmë të ardhmen.

Top-news: Vendet e Ballkanit Perëndimorë janë jashtë BE-së. Cilat duhet të jetë qasja e vendeve të Ballkanit Perëndimorë në aspektin ekonomik, për ta zhvilluar eksportin në vendet e BE-së?

Safet Gërxhaliu: Potencialet janë të shumta. BE gjithmonë ka qenë e gatshme të mbështes projekte dhe programet e ndryshme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimorë. Në këtë drejtim nuk duhet të fajësohen të tjerët, faji është tek ne. Po e shihni se normalizimi I raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, sa investohet në dialog dhe partneritet dhe sot në vitin 2023 jemi në pikën zero dhe kjo është diçka që po e ngulfat jo vetëm Kosovën dhe Serbinë, por edhe vende tjera. Duhet ët kuptohet që Evropa nuk ka potencial për të pranuar problemet në familjen evropiane është obligim moral i elitave politike që avancojnë dialogun partneritetin dhe të ofrojnë ide kreative që problem ti zgjidhin dhe jot ë barten në BE . Kosova dhe Serbia duhet ta kenë prioritet për gjetjen e një modeli për zgjidhjen e këtij problemi. Sa më tepër do të prolongohet do të përfitojnë armiqtë e Ballkanit. Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës duhet të jetë një shembull se dialogu nuk ka alternativë më mirë të bisedohet me vite se sat ë luftohet një ditë apo një orë. Lufta dihet kur fillon, por jo edhe kur përfundon.

Top-news: Cila është përvoja e juaj e bashkëpunimit me Odat Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, pasi që ju keni qene edhe kryetar I Odës Ekonomike të Kosovës?

Safet Gërxhaliu: Vlera më e madhe që ka Ballkani Perëndimorë është se komuniteti I biznesit ka bërë shumë hapa të avancuar se sa politika. Politikanët nëse I përcjellin hapat ë bashkëpunimit ekonomik, atëherë Ballkani do të kishte një imazh tjetër dhe ne do të ishim pjesë e familjes evropiane. Në këtë rastë dua të faleminderit të gjitha Odat Ekonomike të Ballkanit Perëndimorë. E në veçanti OEMVP ka dhe një kontribut të madh gjithmonë kanë qenë kreativ dhe e shihni se ka shumë pak probleme me shtet fqinje Maqedonia e Veriut. Vite të tëra kanë qenë të dështuar për mos marrëveshje me Greqinë, fal zgjidhjes së problemit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është hapur një perspektivë e re dhe po shihni që perspektiva është këtu. Vlen të theksohet se kryetari I Odës Ekonomikë të Maqedonisë, z. Azeski ka qenë ithtar i normalizimit dhe avancimit të dialogut dhe ka ndërtuar gjithmonë vizionin për zhvillim ekonomik. Kemi pasur biznese të shumta të cilat dua t’i faleminderoj e në veçanti më kujtohen takimet dhe kontributi I z.Xhemail Dauti, nga “Dauti-Komrec”, është një kompani e cila duhet të jetë model për vendit e Ballkanit Perëndimor. Është kompani e parë që nuk njeh kufij, biznesi është si uji I gjen kanalet e veta dhe nëse duhet të merret si shembull pozitiv se si duhet të bëhet biznes në vendet e Ballkanit Perëndimorë nuk duhet të humbet kohë të kontaktohet pronarët e kompanisë “Dauti-Komerc” , dhe kompani tjera që kanë dhënë kontribut në stabilitetin ekonomik dhe politik. Sot shëtitni në serbi, Mal të Zi, Shqipëri, gjithë kund do ta shihni brendin “Dauti-Komerc”, dhe Maqedonia ka arsye të krenohet me frymën e biznesit që e kanë kompanitë e në veçanti “Dauti-Komerc”.

Top-news: Kryetari I Odës Ekonomike të Maqedonisë, z.Branko Azeski, pati një rol të ndërmjetësimit mes komunitetit të bizneset në mes Kosovës dhe Serbisë. Madje pati një takim në Shkup, sa kjo vazhdon dhe ka suksese?

Safet Gërxhaliu: “z.Branko Azevskin e njoh që nga fillimi i rrugëtimit tim në Odën Ekonomike, dhe është një ndër njerëzit më të kalitur sa I përket përafrimit të interesave ekonomike të Ballkanit Perëndimorë. Është një person që sot e sheh në Prishtinë, nesër në Beograd, kthehet në Sarajevë, udhëton për Tiranë, dhe e ka kuptuar në substancë rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik në Ballkanin Perëndimorë.

Po e shihni se mision I Odave Ekonomike nuk është vetëm ekonomik, edukativ në aspektin e arsimit dual dhe personal, por dëshirojnë që këtë platformë ekonomike ta përdorin si lehtësues apo fascilitues në procese politike dhe z. Azeski ka qenë dhe është një zë që vërtet që ka kontribuar në këtë drejtim. Për hir të opinionit po e themë se bizneset dhe qytetarët e Kosovës e kanë të pamundur që shkojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë, por një ndër personat e parë që e ka iniciuar zgjidhjen e këtij problem ka qenë Azeski, duke dërguar edhe letra zyrtare në instance shtetërore në Bosnjë dhe Hercegovinë por edhe në Evropë.

Ju e dini se Kosova dhe biznesi kosovarë ka qenë I hendikepuar në mungesë të liberalizimit të vizave, por Azeski dhe kryetarët e Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimorë, kanë dërguar shkresa dhe apele zyrtare në të gjitha instancat evropiane që ky liberalizim si problem ti takoj të kaluarës. Prandaj, besoj se është një person që e promovon biznesin për të përforcuar urat e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimorë, e jo të ndërtojë urë ndarëse në bizneset e Ballkanit Perëndimorë.

Top-news: Faleminderit.

Safet Gërxhaliu: Faleminderit.