Kolumna

Jeta e shqiptarëve si e dallëndysheve, po migrojnë nga vendlindja, e disa politikanë ende ndërtojnë fole qyqesh

Shkruan: Ramazan Bekteshi, Uashington

Nga ditari im veror– nëpër foletë e shqipeve

Jeta e shqiptarit si e dallëndyshes, ata po migrojnë nga foletë e tyre, të mallëngjyer, me lot, për tu kthyer sërish në behar. Pse shqiptarët u shnëdruan në shtegtarë të detyruar apo pasionant më shumë se fqinjtë, ata sikur kanë krijuar një kod unik të navigacionit, një cikël pelegrinazhesh, dhe nje ritual kolektiv, duke cicërruar me zhurmë edhe në gjuhë të huaja në metropolet e planetit, por, duke refuzuar t’i braktisin foletë e veta përgjithëmonë, por për sa kohë? Më poshtë do të orvatem të përshkruaj jo jetën e njerëzve shtegtarë, por të atyre politikanëve joshtegtarë, që udhëheqin/sundojnë foletë e shqipeve, disa me nder e disa me faqe të zezë.

Shqipëria, me një kryeministër autokrat që kurrë s’ka qenë më larg Kosovës dhe me afër hasmit të Kosovës, si për kob ai është duke luajtë rolin e djallit, avokatin e Vuçiqit dhe Sërbisë, duke e vënë Kosovën në siklet të madh në kohë të rënda e udhëkryqe historike. Sot, shteti yne amë me Ramën në krye jo vetëm që s’i ndihmon Kosovës por është bë pengesë e rrezikshme.

Shumë herë gjatë mandatit të tij të fundit despoti Rama, mbrojti vendimet e Vuçiqit edhepse ishin antishqiptare, dhe arsyetoi Sërbinë për vendimet e saja të padrejta ultra-çetnike, edhe kur këcënonte Kosovën, edhe kur refuzonte si e vetme nga Evropa t’i vë sanksione Rusisë, edhe kur huliganet sulmonin KFOR-in. Ja ky është kryeministri shqiptar, që do të duhej t’i numëronte ditët e fundit të pushtetit përshkak të tradhëtisë kombëtare ndaj gjysmës së trojeve shqiptare që vazhdojnë të vuajnë padrejtësisht.

Kosova, vazhdon të qëndroj drejtë dhe në menyrë stoike edhe pranë trysnive të padrejta ndërkombëtare, edhe pranë opozitës së degraduar moralisht e kombëtarisht, që synim të vetëm kanë grabitjen e pushtetit me metoda që aplikuan gjatë pandemisë me ndihmën e Grenellit. Kjo opozitë ka të drejtë të urrej qeverinë Kurti sepse ai fitoi në mënyrë plebishitare, por ata duhet ta duan Kosovën, por kam frikë se dashuria e vërtetë dhe e vetme e kësaj opozite është pushteti dhe servilizmi ndaj ndërkombëtarëve. Nuk themi se kjo qeveri është e përsosur, por ështe dukshëm më e mbarë, më e ndershme dhe më e besës se të gjitha të kaluarat. Të gjithë shqiptarët do të dëshironin fort qe opozita kosovare të përdorte vetëm 1% të mëllefit të saj që ka ndaj Kurtit t’a shprhte ndaj Vuçiqit, kjo do ta bënte ndryshimin.

Opozita, dhe veçanërisht nje pjesë e medias e financuar nga qarqe anishqiptare si në Kosovë poashtu në Shqipëri, vazhdojnë t’ia mbajnë krahun hasmit, sepse për ta nuk ka kauzë kombëtare, pos ikja e Albinit dhe grabitja e pushtetit pa zgjedhur mjete demokratike. Derisa, Albini ka vëne rend dhe pushtet në veri si asnjëherë më parë, çuditërisht, individë të opozitës ankohen se “qeveria po i shkel të drejtat e pakicës serbe në veri, ashtu si që bënte Millosheviqi me shqiptarët” edhepse ajo mundohet t’i luftoj bandat kriminale dhe krimin, që kjo opozitë ka bashkëpunuar me të njejtit biles dhe i ka mbrojtë.

Opozita jonë sikur s’do të dij se Vuçiqi s’e ka hallin e 25.000 serbëve të mbetur në veri, por pasuritë natyrore dhe instalimin e sindromit të Republika Srpska-s në veri të Kosovës. Te koka e Vuçiqit ende s’ka vdek ideja e shkeputjes së një pjese më të çmueshme të Kosovës që ia kanë ndihmuar dhe ende e ndihmojnë disa shqiptaro-zi. Veriu i Kosovës duhet te jetë pika që t’i bashkoj politikanët dhe jo t’i përçaj si që po ndodh. Lufta e egër për pushtet në mes shqiptarëve mund ta lë Kosovën pa pjesën e saj më të çmueshme qoftë edhe përmes një asociacioni ashtu si e firmosën dy ish-liderët tanë.

Iliridë (MV), grupi i zjarrit i BDI-së, që kërcënonte me zjarr të furishëm nga arsonistët kryengritës të partisë nuk doli ashtu si përfolej. Në fakt ai u shfaq si një flakë prej kashte sa që lideri i partisë e shuajti me ‘shurrë’ sepse aq i duhej për këtë zjarr të kontrolluar që Ai Ahmeti ua ka shkel ‘bishtin’ rrebelëve pos Izet Mexhitit. Duket se “sherifi” i ri i komunës së Çairit do të jetë “sherifi” i vjetër, që do t’i shkaktoj dëme të pariparueshme partisë, pra ai është z. I. Mexhiti, një ndër më meritorët për shkurorzimin e BDI-se nga Gruevski.

Derisa, fokusi i BDI-së është te ndërrimet kushtetuese në MV, e Ahmeti tregohet i zellshëm, më Papë se Papa, kur është në pyetje lojaliteti ndaj shtetit maqedonas, por gjithëmonë duke i anashkaluar të drejtat e shqiptarëve. BDI është fajtore për mosimplementimin e marreveshjes së Ohrit, fajtore për mosavansimin e gjuhës shqipe, fajtore për diskriminimin e shqiptarëve në arsim dhe shumë sfera tjera, fajtore për mbajtjen e shqiptarëve padrejtësisht në burgje, fajtore për mbajtjen e krahut Vuçiqit me Ballkanin e hapur, fajtore sepse shpesh ministrat e BDI-së,(Grubi dhe Osmani) i mbajtën ‘leksione’ Kosovës në vend të përkrahjes, dhe lista s’ka fund. Ahmeti ka zgjedh rrugën e heshtjes dhe të pacifistit në dëmë të çeshtjes kombëtare, derisa llogaritë milionshe rriten për çdo ditë për familjen e tij sipas njëraporti të dalur kohët e fundit. Partnerët maqedonas do të vazhdojnë ta mbrojnë Ahmetin dhe milionat e tij nga ndonjë e keqe eventuale për sa kohë ai hesht dhe s’ka kërkesa të reja për shqiptarët.

Televizioni shtetëror i MV kanali 2 vazhdon tëtransmetoj emisione fetare në gjuhën shqipe edhepse shteti është laik, dhe jo pa qëllim, ky shtet “kujdeset fort” për fenë e shqiptarëve por duke i diskriminuar në arsim, duke i asimiluar shqiptarët ortodoks me terror e represalje e të tjerët me Burka e trushpërlarje. Shumë të drejta elementare të shqiptarëve mbesin të munguara si arsimimi i obligueshëm i shqiptarëve në shumë fshatra anemanë MV ku filloristët janë të detyruar të mësojnë në maqedonisht dhe jo me abetaren e tyre në gjuhë amëtare. Shqiptarët e Iliridës masovikisht e braktisin vendin përshkak të diskriminimit në punësim dhe më shumë, partia e pushtetshme e BDI-së vazhdon të punësoj vetëm militantët e saj pa kriter, derisa kur janë në pyetje çështjet jetike të shqiptarëve në MV ajo heshti si për kob dhe pa fije turpi, derisa opozita e pafuqishme, një humbëse serike, mbetet vetëm si një dekor në pluralizmin e rrejshëm të MV.

Sa e frikshme kur disa politikanë shqipfolës, më me ëndje ndërtojnë fole qyqesh se shqipesh…