Spasovski: Shumë njerëz ndanë detaje me Ministrinë e Brendshme në lidhje me rastin në Onkologji
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski siguron se policia “do të punojë pa pushim dhe me shpejtësi të plotë deri në formimin e padive”, në lidhje me hetimin në Klinikën e Onkologjisë. Ai thotë se shumë njerëz, përfshirë gazetarë, aktualisht ndajnë informacione me Ministrinë e Brendshme dhe kështu ndihmojnë në hetim. Ministri nuk zbuloi se për çfarë periudhe kohore janë provat e mbledhura nga policia dhe Prokuroria, por theksoi se për këtë është folur një periudhë të gjatë kohore. Sipas Spasovskit, Ministria e Brendshme ka kapacitet për të përfunduar rastin.
“Njëzet vjet është përfolur dhe sot po ndërmerren aktivitete. Prandaj vlerësoj se i gjithë ky proces nuk do të jetë aspak i lehtë, por është jashtëzakonisht i nevojshëm nëse duam të kemi një ndryshim në mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë në përfundimin e këtij hetimi ashtu si duhet, por edhe për të gjithë informacionet e ndara nga njerëzit në këtë moment. Kemi më shumë njerëz që tashmë ndajnë informacione me kolegët”, deklaroi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.