Bekim Sali në lidhje me Çarshinë e Vjetër në Shkup, tha se Çarshia është zemra dhe shpirti i komunës dhe burimi kryesor financiar i shumë familjeve që jetojnë në Çair.
“Dhe gjithë ai degradim do të merr fund me ardhjen tonë. Ne kemi paraparë ta zhvillojmë në frymën kulturore pro edhe në frymën e bizneseve. 30% i objekteve nuk funksionojnë, ngase ka munguar përkrahja financiare. Çarshia është Qendra Tregtare në Evropë dhe ka vlerën historike më të madhe për Shkupin dhe për Çairin. Në Çarshi do ta shtojmë sigurinë, do të organizojmë monitorim 24 orësh, edhe pse është filluar gjatë kohë. Ne do ta bëjmë atë. Nuk është ndonjë projekt që shkakton ngarkesë për buxhetin. Do ta sigurojmë funksionim e saj duke funksionuar deri në orën 22:00 dhe ta ngjallim atë jo vetëm në pjesën e kafiterive por në tërë Çarshinë”, u shpreh Sali.
Ai tha se në Çarshi nuk ka parkingje, ndërsa shtoi se aty nuk ka asnjë tualet publik.