Maqedoni

Sela nga Gostivari porosi për Kasamin, Gashin e Mexhitin

Ziadin Sela mbrëmë gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e FRASH – Gostivar, ka goditur Kasamin dhe Gashin duke thënë se ASH-ja ka qenë gjithmonë dorë e ndihmës për unifikimin e bllokut opozitar.

”Atyre që sot i thonë vetës opozitarë te ASH-ja kanë pasur dorën e zgjatur edhe pse u kemi ditur fuqinë politike jemi sjellur ashtu siç jemi të mëdhej me vizion të madh duke krijuar frontin opozitar për ta sjellur ndryshimin sa më shpejtë për ta ndalur edhe ikjen masive. Dhe nga 1 ose 2 maksimumi të marrin deputetë u dhamë 4 dhe na kthyen shpinën dhe ikën dhe shkelën fjalën e dhënë dhe nënshkruar dhe sot po tregojnë moral. Ne u themi se vetëm u kemi treguar vendin ku e kanë dhe do u tregojmë edhe radhës që vjen” – tha Sela për Afrim Gashin dhe Alterntivën.

Nga ana tjetër Ziadin Sela foli edhe rreth bashkëpunimit me BESEN dhe Bilall Kasamin.

”Këtij tjetrit i dhamë pushtet në mënyrë që ky bllok opozitar të bëhet më i fortë, ashtu edhe 2017 kur ishim pjesë i Qeverisë të vetëdishëm që koalicioni me Lëvizjen Besa asokohe na nxjer nga Qeveria, kto bën lojën u ndanë në dysh na nxorën prej Qeverie dhe hyrën vetë. Dhe sot u bënë bashkë sepse u mungoi motivi, Qeverisja. Ne u dhamë pushtet lokal ne mënyrë që të ndërojnë bllokun e potencën e opozitës, ata vrapuan pas njerëzve të Aleancës që ta dobësojnë por nuk ia arritën” – tha Ziadin Sela.

Sela ku mes tjerash kishte disa fjalë edhe për Izet Mexhitin i cili u bashkua me frontin Opozitar.

”Ka edhe ca aktorë tjerë që i thonë vetës opozitarë që vinin dhe na thonin ne që po i bëni 60 deputetë për ta rrëzuar Qeverinë un jam i 61-shi dhe kur i bëmë ne 60 tha nuk është koha tani”- tha Ziadin Sela.