DiasporaMaqedoni

Shqiptari nga Likova (Kumanova) flet për bashkëshorten e tij amerikane: “Prej kur u njoftuam e ka pranuar fenë islame, 47 vite agjëron Ramazanin (Video)

“47 vjet e agjëron Ramazanin, e ka pranuar fenë islame dhe ka ndryshuar emrin e saj”, mërgimtari nga Likova në Amerikë, Ferat Amidi, rrëfen për zonjën e tij amerikane (VIDEO)

Mërgimtari nga SHBA, Ferat Amidi, i cili është me prejardhje nga fshati Likovë i komunës me të njëjtin emër, për Open-TV ka treguar se si zonja e tij amerikane nga momenti që janë bashkë (47 vjet) agjëron Ramazanin, e ka pranuar fenë islame dhe ka ndryshuar emrin e saj.

Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqni deklaratën e tij.

LINKU: https://fb.watch/mEDmCad6gD/

Open-TV do të përgatisë edhe një kronikë më të gjerë me Ferat Amidin (70 vjecar), i cili do të rrëfej historinë interesante dhe emocionuese të shkuarjes së familjes së tij në Klivlend të SHBA-ve. Kjo kishte ndodhur në vitin 1971, kur ai kishte qenë 18 vjeçar. (Open-TV).