Alexey Dolgikh (36), një nga tregtarët më të famshëm të kriptovalutave në Rusi, vdiq në një aksident të rëndë me makinë në Moskë, kur me shpejtësi të lartë përplasi Lamborghini-n e tij me një kangjella mbrojtëse. Pas përplasjes, makina u përmbys dhe u përfshi nga flakët, ndërsa dëshmitarët raportuan se kartëmonedhat po fluturonin nëpër rrugë ndërsa automjeti po digjej.
Sipas mediave ruse, Dolgikh po ngiste me rreth 145 kilometra në orë. Në makinë ndodheshin edhe tre pasagjerë të tjerë – njëri prej tyre, Ivan Solovyov, vdiq gjithashtu në vendngjarje, ndërsa Nikita Tezikov dhe Kirill Mokhalov u plagosën rëndë dhe u shtruan në spital.
Alexei Dolgikh, a Russian crypto millionaire, has died after his Lamborghini Urus caught fire after flipping over on a highway in Moscow. pic.twitter.com/m2k8gy1WOo
— TVP World (@TVPWorld_com) November 10, 2025
Dolgikh njihej si një nga tregtarët më të suksesshëm të kriptovalutave në Rusi, por ai ishte gjithashtu një figurë kontraverse. Në muajt e fundit, thuhet se ai është vendosur në listën e zezë të bankave ruse nën dyshimin për pastrim parash. Që kur bleu Lamborghini-n vetëm 15 muaj më parë, ai ka grumbulluar 586 gjoba trafiku – shumica e tyre për shpejtësi tej normave të lejuara.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës. Pas përplasjes, makina u përmbys dhe u përfshi nga flakët, me pjesë të automjetit që fluturuan mbi një urë. Dëshmitarët e përshkruan skenën si të tmerrshme – grumbuj parash ishin shpërndarë nëpër rrugë ndërsa automjeti digjej.
Inspektorati Shtetëror i Trafikut konfirmoi se Dolgikh humbi kontrollin e automjetit, duke bërë që ai të përmbysej dhe të merrte flakë brenda pak sekondash. Zyra e prokurorit të Moskës tha se dy persona u vranë dhe dy të tjerë u shtruan në spital, dhe se rrethanat e aksidentit janë ende nën hetim.

