Një shpërthim që ndodhi sot në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, vrau 12 persona dhe plagosi 20 të tjerë, tha Spitali i Institutit të Shkencave Mjekësore të Pakistanit.

Një burim sigurie në Pakistan i tha CNN se një shpërthim pranë Gjykatës së Lartë të qytetit herët këtë mëngjes po hetohet si një sulm vetëvrasës.

“Po hetojmë se çfarë lloj shpërthimi ishte. Ende nuk është e qartë. Do të jemi në gjendje të japim më shumë detaje kur të marrim raportin nga ekipi i mjekësisë ligjore”, tha një zëdhënës i policisë.

Mediat lokale publikuan pamje nga vendi i ngjarjes që tregonin njerëz të përgjakur pranë një automjeti policie, por Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur vërtetësinë e pamjeve.

 

 

sqShqip