Gjermania ngre alarmin: Nëse nuk jemi të kujdesshëm mund ta humbim Ballkanin Perëndimor
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka folur rreth Ballkanit Perëndimor e ku pjesë e tij është edhe Kosova. Ai ka ngreh alarmin se nëse nuk jemi të kujdesshëm mund ta humbim Ballkanin Perëndimor.
Duke folur për Ballkanin Perëndimor, diplomati gjerman, ka ngritur alarmin se shumë lehtë mund ta humbim këtë pjesë të Europës.
Ai ka shtuar se kjo është arsyeja pse duhet mbajtur zotimet tona sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Tutje ministri gjerman, Maas ka thënë se mbështetja jonë në terren duhet të shpjegohet, duke marrë shembull luftën me pandeminë dhe pasojat ekonomike të saj.
“Nëse nuk jemi të kujdesshëm, do të humbasim # Ballkanin Perëndimor. Pikërisht kjo është arsyeja pse duhet të mbajmë zotimet tona ndaj vendeve në rajon. Ne duhet të shpjegojmë mbështetjen tonë në terren, për shembull për të kapërcyer pandeminë # COVID19 dhe pasojat e saj ekonomike.”, ka thënë Heiko Maas.
Se fundmi çështja e Ballkanit Perëndimor e ku pjesë e saj është edhe Kosova, është bërë temë diskutimi në diplomacitë perëndimorë. Gjithashtu publikimi i disa ‘non paper’, që u publikuan në media të ndryshme kanë ngjallur reagime të shumta, sidomos sa i përket ndryshmëve të kufijve në Ballkanin Perëndimor.