Rama nuk ftohet në takimin e liderëve të Ballkanit në Greqi
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së të rajonit mbrëmjen e së hënës së 21 gushtit në Megaro Maximos për një darkë informale mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit.
Ky takim realizohet me rastin e 20 vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”, siç raporton media greke, ku thuhet se nisma specifike e kryeministrit Mitsotakis shënon rolin udhëheqës që luan Greqia si një shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe Evropën Juglindore.
Ftesës i janë përgjigjur dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen si dhe kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Kanë konfirmuar pjesëmarrjen aty: Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacxevski, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidentja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Borgiana Christo, presidentja e Moldavisë, Maya Sandu. Por Shqipëria, e ftuar në nivel presidenti, nuk do të përfaqësohet, pas Begaj është përgjigjur negativisht me “axhendën e ngarkua”. Nuk dihet nëse ky refuzim i kreut të shtetit shqiptar është një lloj restoje për mosftesën ndaj Ramës, ku pra do jetë Kurti, por jo “vëllai i tij” shqiptar i Tiranës.