Pyet ish ushtari i UÇK-së i arrestuar në Tiranë: Çfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?
Dritan Goxhaj, ish-anëtari i UÇK-së, i cili u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale gjatë dëshmisë në Gjykatën e Apelit të Tiranës tha se nuk kishte kryer asnjë krim.
“Nuk kam kryer asnjë krim. I kam shërbyer me mendje e zemër vendit tim dhe Kosovës. Çfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?”, tha Goxhaj para togave të zeza.
Goxhajt është arrestuar më 31 korrik 2023, me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka lënë në “arrest në burg”.
Ndaj Goxhajt, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Ai pritet të ekstradohet në javët në vijim për në Republikën e Kosovës. Por për të kundërshtuar këtë vendim dje para ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, është zhvilluar protesta e radhës në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK-së.