May 14, 2024
Maqedoni

Alternativa: Vetë Mexhiti konfirmoi se janë paguar paratë për spitalet modulare

Nga partia politike “Alternativa” thonë se vetë ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti ka konfirmuar se i janë paguar para kompanisë “Brako” për spitalet modulare.

Partia thotë se lidhur me këtë çështje, ish-ministri Sali ka bërë të ditur se ka kërkuar një rishikim të brendshëm ku janë konstatuar parregullsi dhe ka urdhëruar që të mos bëhet pagesa për BRAKO-n.

“Ministri aktual Fatmir Mexhiti deri dje ka mohuar që Ministria e Shëndetësisë me urdhër të Qeverisë t’i ketë dhënë para BRAKO-s për spitalet modulare, duke përfshirë edhe spitalin modular në Tetovë”, thuhet në deklaratën e Alternativës, prej ku edhe e kanë rikujtuar një prononcim të ministrit aktual Fatmir Mexhiti.

“U ulëm me pronarët e kompanisë, ramë dakord që ata të heqin kamatat, me pajtueshmëri të paguajnë atë shumë, çfarë kanë ndërtuar, çfarë është në rregull dhe për pjesën tjetër të heqin atë që kërkojnë. Ne ia kaluam Qeverisë si informacion dhe për këtë morëm mbështetje”, kujton Alternativa deklaratën e Maxhitit.