Sport

Serbët dhe grekët bëhen bashkë kundër tifozëve kroatë

Foto Ilustrim

Kroacia ka ndezur alarmin pas vrasjes së një tifozi të AEK-ut në Athinë. Michalis (29) humbi jetën në një përplasje mes huliganëve të Dinamo Zagrebit dhe tifozëve grekë. Pas gjithë asaj që ka ndodhur tek vendi fqinj, ka panik për shkak të një hakmarrjeje të mundshme në të cilën mund të përfshihen edhe tifozët serbë, pohon “Jutarnji list”.

Në tekstin me titull “Grekët dhe beogradasit famëkeq po planifikojnë një përpjekje për të pushtuar Kroacinë?”. Sipas informatave të tyre, policia është në mobilizim të plotë.

“Ka një vlerësim, ndonëse nuk ka asnjë konfirmim, se tifozët e PAOK-ut së bashku me Grobarët e Partizanit mund të tentojnë të hyjnë në Kroaci, për të krijuar kaos kudo në vend”, thuhet në tekst.

Ata kujtojnë se tifozët e PAOK-ut nuk kanë mision për t’u hakmarrë ndaj AEK-ut, sepse janë në luftë me njëri-tjetrin, por se ata dhe tifozët e Partizanit “kanë bërë më parë veprime, përfshirë edhe kundër kroatëve” dhe se policia monitoron të gjitha pikat kufitare dhe se. vëmendje i kushtohet të gjitha qasjeve drejt Splitit dhe stadiumit. Ata theksojnë se e njëjta gjë do të bëhet edhe për ndeshjen mes Dinamos dhe AEK-ut në Zagreb, ndonëse nuk ka njoftime se verdhezinjtë do të tentonin të shkojnë në kryeqytetin kroat.

Masa të paprecedentë sigurie janë paralajmëruar për revanshin mes Dinamos dhe AEK-ut në Athinë më 19 gusht.

“Ajo ndeshje mori një dimension që rrallë shihet. Ata do të ndiqen nga policia kroate, jo vetëm ajo greke. Pak ditë më parë në Athinë do të vijnë njerëz të specializuar për sigurinë e huaj dhe do të kontrollojnë gjithçka, që nga aeroporti, itinerarin deri te hoteli, hoteli, rrethinat, stadiumi do të monitorohen, policët do të shkojnë me ekipin. Ka pasur edhe më parë ndeshje me rrezikshmëri të lartë, por asnjëherë deri në këtë pikë”, thuhet në tekst, duke shtuar se “alarmet janë ndezur” dhe do të pasojnë dhjetë ditë ferr”.

Mes tifozëve kroatë që u arrestuan në Athinë mediat raportuan se ishte edhe një shqiptar. Sot është arrestuar edhe tifozi kroat i dyshuar se ka vrarë tifozin grek, duke tentuar të kalojë nga Greqia në Shqipëri.