Lajm i Fundit: Konfiskohen 92 milionë dollarë në Aeroportin e Shkupit (Video)
Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar 92 milionë dollarë në aeroportin e Shkupit. Drejtori i doganës, Stefan Bogoev deklaroi se bëhet fjalë për fletëobligacione në vlerë 92 milionë dollarë, të cilat janë konfiskuar tek një shtetas turk, transmeton Lideri.mk.
“Me vendim të Gjykatës themelore në Shkup këto fletëobligacione janë konfiskuar, kurse persojit tek i cili janë gjetur i është shqiptuar gjobë”, theksoi Bogoev.
Sipas tij, personi në fjalë ka ateruar në Shkup nga Stambolli dhe pasi ka arritur është drejtuar në “kalimin e gjelbër”, respektivisht kalim ku kalojnë udhëtarët që nuk kanë asgjë për të deklaruar, shkruan Lideri.mk.
Lidhur me këtë kknfiskim rekord, është njoftuar edhe Interpol./Lideri
Video në këtë LINK: https://fb.watch/mhXbMl9wx4/?mibextid=I6gGtw