May 17, 2024
Dossier

IBN KHALDUNI, enciklopedist dhe kontributi i tij në kulturën perëndimore

Shkruan: Daim Iljazi

Dijetari, intelektuali i lart Ibn Khaldun u lind në Tunis më 1332 në një familje andaluziane të shtresës së lartë me prejardhje arabe. Familja e tij, e cila mbante ofiqe të larta në Andaluzi, emigroi në Tunizi pas rënies së Seviljes më 1248.

Gjatë viteve të rinisë, Ibn Khalduni fitoi eksperiencë nga pjesëmarrja aktive e familjes së tij në jetën intelektuale dhe në një farë mase edhe politike të qytetit. Në shtëpinë e tij ishin të shpeshta vizitat nga udheheqësit intelektual dhe politik të shteteve të perëndimit me prezencë kulure islame (Afrika e Jugut dhe Spanja), shumica e të cilëve gjetën strehim aty. Ibn Khalduni u edukua në Tuniz dhe Fiz ku dhe studioi Kur’anin, traditën e Profetit Muhammedit (a.s.) dhe lëmitë e tjera të shkencave islame sikur teologjinë dialektike dhe sheriatin. Gjithashtu studioi letërsinë arabe, filozofinë, matematikën dhe astronominë. Ende në moshën adoleshente ai hyri në shërbim të udhëheqësit egjiptian Sulltan Berkuk. Historia e shkencave politike moderne është e paplotë pa shqyrtuar kontributet e mendimtarëve muslimanë, veprat akademike të të cilëve janë parë si kthesë në fushat e tyre përkatëse gjatë kohës në të cilën kanë jetuar. Ky artikull shqyrton teorinë politike të Ibn Khaldunit dhe mënyrën se si kjo teori formësoi mendimin politik perëndimor. Ndërsa përshkon veprat e tij, lexuesi kujtohet për veprat e baballarëve të mendimit politik perëndimor, Ruso dhe Locke, edhe pse Ibn Khalduni ka jetuar shumë kohë para tyre, në shekullin XIV.
Ibn Khalduni kaloi një jetë aktive në politikë para se të fillonte të shkruante kryeveprën e tij të famshme për histori. Ai punoi për udhëheqësit në Tuniz dhe Fiz (tani Marok), Granadë (Në Spanjën me nje kominotet te fort myslimane si dhe në Biaja (në Afrikën e Jugut). Në vitin 1375, Ibn Khalduni kaloi në Granadë (Spanjë) i lodhur dhe i zemëruar vetëm për të ikur nga trazirat në Afrikën e Jugut. Fatkeqësisht, për shkak të së kaluarës së tij, udhëheqësi i Granadës e përzuri atë. Më pas ai u kthye në Algjeri për të kaluar katër vite në një fshat të vogël me emrin Kalat ibn Salama. Po në këtë vend ai shkroi “Mukaddimah”, vëllimin e parë të historisë botërore që i siguroi atij vend të amshuar ndër historianët, sociologët dhe filozofët.. Përfundimisht u shpërngul në Egjipt ku edhe kaloi njëzet e pesë vitet e tij të fundit. Në Egjipt ai jetoi i qetë, me famë dhe respekt, i caktuar në postin e kryegjykatësit te shkollës Malikite. Ai ligjëroi gjithashtu për një periudhë kohore në universitetin El-Az’har.

Ibn Khalduni u detyrua të lëvizë nga një vend në një tjetër, nganjëherë me vullnetin e tij, por më shpesh i detyruar nga udhëheqësit despotik. Kjo e bëri atë të përfitojë dhe të mësojë shumë si rezultat i takimeve të shumta me udhëheqës, ambasadorë, politikanë dhe dijetarë nga Afrika e Jugut, Spanja me popullate myslimane, Egjipti dhe vendet e tjera të botës islame.

Ajo që më së shumti ndikoi në famën e Ibn Khaldunit është libri i tij “Mukaddimah”, kryevepër në literaturën e filozofisë së historisë dhe sociologjisë. Tema qendrore e kësaj vepre gjigante është identifikimi i fakteve psikologjike, ekonomike, rrethuese dhe sociale të cilat ndikojnë në përparimin e civilizimit njerëzor si dhe në rrjedhën e historisë. Ai analizoi dinamikën e marrëdhënieve grupore dhe shpjegoi se si ndjenjat e grupit (el-Asabijah) shkaktojnë ngritjen e një qytetërimi dhe fuqije politike të re. Ai identifikoi lëvizjen pothuajse ritmike (të përsëritur) në ngritjen dhe rënien e qytetërimit njerëzor dhe analizoi shkaqet që ndikojnë në këtë.

Ndërsa studiojmë historinë, ne jemi mësuar se për shkak të ndryshimeve socio-ekonomike në Europën e shekullit XIX, shtetet-kombet moderne u gdhendën mbi përpjekjen për të zhdukur pushtetin mbretërorë e për të ndërtuar themelet e demokracisë. Sidoqoftë, kjo lloj analize historike është e paplotë pasi injoron faktin se 800 vjet sundim musliman në Spanjë ndikuan shumë në pjesën tjetër të Europës. Në fakt, Ibn Khalduni, familja e të cilit ishte me origjinë nga Sevilja e Spanjës, udhëtoi ndërmjet Europës dhe Afrikës së Veriut duke ofruar detyrat e tij qeverisëse dhe duke shënuar mbresat e tij në shkrimet e tij. Ai sugjeroi në shkrimet e tij se perandoritë fuqizohen, arrijnë kulmin, e më pas bien. Kjo ide u shqyrtua në shkrimet e tij në shekullin XIV, rreth 400 vjet para se perandoritë të binin në pjesën tjetër të Europës, përfshirë Spanjën. Parashikimet e tij u vërtetuan gjatë historisë, pasi zotërijntë feudalët europianë humbën pushtetin dhe nuk ishin në gjendje ti mbanin’ taksat e larta dhe shfrytëzonin njerëzit e thjeshtë, çka çoi në një rënie të perandorive dhe në revolta të fshatarëve.
Sot, mesatarisht çdo qytetar modern e pohon besnikërinë ndaj shtet-kombit të tij. Kjo besnikëri është mbase më e dukshme gjatë ngjarjeve sportive të cilat nxisin ndjenjën e patriotizmit edhe nga një individ në dukje jo dhe aq patriot. Valëvitja e flamujve, brohoritja e sloganëve dhe nderimi i himnit kombëtar nga lojtarët dhe audienca njëkohësisht tregojnë për një fenomen historik dhe sociologjik me rrënjë të thella tek njerëzit, të cilin Ibn Khalduni e quan ‘asabiyyah’…besnik… Ai më tej shpjegon se besnikëria ndaj një shteti është e dobishme si për individin ashtu edhe për shtetin, pasi i siguron shtetit përfitime ekonomike dhe individit siguri kundër kërcënimeve të mundshme nga armiqtë.
Modeli i shtetit që është projektuar në Muqaddimah-n e Ibn Khaldunit është ai lloj sistemi që lexuesit mund t’ia kujtojë shembullin e Britanisë së Madhe të ditëve të sotme. Një shtet që funksionon falë taksave, siguron strehim dhe të ardhura për anëtarët më të rrezikuar të shtetit (të moshuarit, fëmijët etj.), dhe që siguron lirinë fetare të minoriteteve.
Modeli i shtetit të Ibn Khaldunit nuk është ai lloj shteti që ka një kulturë monolite, por përkundrazi është model ku përziehen kulturat dhe prejardhjet të cilat i bashkon besnikëria ndaj autoritetit kryesor. Modeli në fjalë, është shumë i ngjashëm me shtetet moderne multikulturore që shohim sot, ku njerëz të ndryshëm historikisht pretendojnë besnikëri ndaj një kombësie ndërsa ruajnë rrënjët e tyre etnike. Ndoshta kjo mund të jetë shokuese për lexuesit pasi një shtet i qeverisur nga Islami shpesh imagjinohet si një shoqëri jotolerante, monolite, ku qeveria lejon vetëm shprehjen e një besimi të vetëm fetar në jetën publike. Këta lloj lexuesish harrojnë se Islami lejon tolerance fetare, një larmi pikëpamjesh dhe shprehjen e tyre, për sa kohë që nuk ka asnjë dëm kolektiv. Ligjet janë për të qeverisur e shmangur gjuhën e urrejtjes dhe kultivimin e bashkjeteses.
Shkenca politike tradicionale islame është e pasur me mendimtarë politikë muslimanë, të cilët propozuan idenë e bashkëjetesës, të predikuara mbi besnikërinë ndaj atdheut dhe tolerancën ndaj kombësive, besimeve dhe kulturave të tjera.
Për më tepër, duke marrë parasysh mungesën e vetëdijës për kontributet e mendimit musliman në zhvillimin e shoqërise moderne , politikëbërësit duhet të angazhohen për të mbështetur liritë akademike dhe nismat për dekolonimin e arsimit, ndërsa i duhet dhënë theks më të madh brenda kurrikulës kombëtare historive të përbashkëta dhe kontributet e etnive e pakicave tjera në ndërtimin e shoqërisë moderne.
Mendimet revolucionare të Ibd Khaldunit tërhoqën vëmendjen e dijetarëve myslimanë si dhe atyre perëndimorë. Në studimet e tij në histori, ai ishte pionier në ndarjen e raporteve historike në dy kritere themelore: të arsyes dhe ligjeve sociale dhe fizike. Ai theksoi katër pikat bazë në studimin dhe analizimin e raporteve historike: 1. duke i lidhur ngjarjet njëra me tjetrën përmes shkakut dhe efektit, 2. nxjerr analogji në mes të kaluarës dhe të tashmës, 3. duke marrë në konsiderim efektet e rrethanave dhe, 4. duke marrë në konsiderim efektet e kushteve ekonomike dhe të trashëguara.

Ibn Khalduni është nismëtar i studimit kritik të historisë. Ai ofroi një studim analitik të qytetërimit njerëzor, fillimin e tij, faktorët ndikues të zhvillimit dhe shkaqet e rënies. Kështu, ai themeloi një shkencë të re; shkencën e zhvillimit të shoqërisë apo sociologjinë, si e quajmë ne sot. Ibn Khalduni shkruan: “Unë kam shkruar rreth historisë një libër në të cilin kam diskutuar shkaqet dhe pasojat e zhvillimit të shteteve dhe qytetërimeve.Duke zgjedhur këtë metodë të veçantë analize, ai themeloi njëkohësisht dy shkenca të reja: historinë dhe sociologjinë.

Ibn Khalduni thoshte se religjioni luan rol të rëndësishëm në bashkimin e arabëve dhe sjelljen e progresit dhe zhvillimit të shoqërive të tyre. Ai theksoi se padrejtësia, despotizmi dhe tirania janë shenja të qarta të rënies së shtetit. Filozofia metafizike, thoshte ai, ka vetëm një përparësi e që është kthjellimi e mendjes.

Ai ishte pionier në lëndën e edukimit. Presioni dhe përdorimi i forcës, thotë Ibn Khalduni, janë armiq të mësimit dhe çojnë në përtaci dhe hipokrizi Ai kundërshtoi vrullshëm praktikat jo të shëndosha që krijonin mospërparim dhe ngecje të krijimtarisë tek dijetarët myslimanë.

Libri voluminoz “Mukaddimah” gjatë jetës së Ibn Khaldunit u njoh si vepër shumë e rëndësishme. Në volumet e tjera rreth historisë botërore “Kitab el-Ibar” trajton historinë e arabëve, udhëheqësit bashkëkohorë myslimanë dhe evropianë, historinë e vjetër arabe, jehude, greke, romake, persiane, historinë islame, historinë e Egjiptit si dhe historinë e Afrikës së Jugut. Vëllimi i fundit trajton në përgjithësi ngjarjet gjatë jetës së tij dhe njihet me emrin el-Tesrif. Sa i përket librave të tjerë, edhe ata u shkruajtën nga perspektiva analitike ku dhe fillon tradita e re në artin e shkrimit, të shkruajturit e autobiografisë. Gjithashtu shkruajti edhe një libër në matematikë i cili nuk është ruajtur.

Influenca e Ibn Haldunit në shkencën e historisë, filozofisë , sociologjisë, shkencave politike dhe edukimit ka mbetur deri në ditët e sotme. Ai gjithashtu njihet si pionieri i artit të shkrimit të autobiografis. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë boterore, si në lindje ashtu edhe në perëndim.

DAIM ILJAZI