Maqedoni

Agimi i Bamirësisë: 500 iftare çdo ditë për nevojtarët dhe studentët në Tetovë!

Për 11 vite me radhë shoqata “Agimi i Bamirësisë” është duke organizuar iftare falas për nevojtarët edhe studentët.

Rreth 500 persona për çdo ditë të Ramazanit tash marrin ushqim falas tek shoqata ose ushqimi u shpërndahet në shtëpi.

“Ky është viti 11 që shoqata “Agimi bamirësisë” që bën shtrimin e iftareve për studentët edhe nevojtarët, fillimisht kemi shtruar 30 iftare edh e në mënyrë graduale numri ka shkuar të rritje”, tha Jeton Xheladini, aktivist.

Edhe këtë vit do të ndahen 500 iftare, 250 për studentët dhe 250 për nevojtarët, ndërsa vitet e fundit, shkaku i pandemisë numri iftareve arriti deri në 1200 çdo ditë.

“Vjet dhe parvjet kemi pas 1 mijë deri në 1200 iftare në ditë si shkak i krizës dhe pandemisë e gjitha sendeve tjera. Tash kemi filluar me 500 iftare nga e enjtja deri më tash kemi 500 iftare.

Momentalisht kemi 250 studentë dhe 250 nevojtarë dhe ose numri varion për shkak se studentët kthehen në shtëpi por kjo është paraparë”, pohoi Jeton Xheladini, aktivist.

Një vakt kushteton 200 denarë apo 3.5 euro. Të gjithë ata që duan të dhurojnë, mund të drejtohen tek shoqata.