Kolumna

Ka njerëz që çdo çast flasin për Zot e për fe, por nuk respektojnë asnjë urdhër të madhit Zot!

Nga: Ejup Berisha

Gadishulli i Ballkanit është rajon i absurdeve, i kontrasteve, i kundërthënievedhe i çudirave të mëdha.
Në këtë rajon individ me mendësi bolshevike tërë kohës flasin për vlera civilizuese europjano- perendimore. I vetmi rajon ku individ tërë kohës flasin për integrime në BE por më së shumti punojnë për të mbetur jashta këtyre integrimeve pasiqë nuk bëjnë asgjë për tu integruar në gjirin e BE-së.

Këtu Individ autokrat të përbetuar tërë kohës flasin për Demokracinë. Pastaj individ që nuk tolerojnë asgjë ndryshe flasin për tolerancë. Ata që nuk i njohin dhe nuk i pranojnë dallimet në shoqëri flasin për pluralizem. Ka edhe shumë hajdut të cilët flasin për ndershmëri. Më tej Individ keqbërës dhe dhunues flasin për butësi. Individ imponues thonë se janë respektues të vullneteve të individëve. Ka edhe prej atyre të cilët tërë kohës punojnë në fshehtësi dhe thonë se janë shumë transparent. Ata që nuk e njohin dhe nuk i pranojnë zgjedhjet e bëra në zgjedhje flsin për respektim të parimeve dhe standardeve demokratike zgjedhore. Individ tepër të pandershëm thonë se janë më të ndershmit në botë. Vrasës flasin për duar dhe shpirtëra të pastërt.

Gënjeshtarët më të mëdhej flasin për të vërtetën absolute. Ka edhe njerëz heretik të cilër çdo sekond flasin për Zot e për fe edhe pse nuk e respektojnë asnjë rekomandim dhe urdhër të të madhit Zot. Hipokritë të përbetuar tërë kohës thonë se njeriu duhet të ketë vetëm një fityrë.

Gadishulli i Ballkanit është vend me individ primitiv të cilët mendojnë se janë shumë të civilizuar. Dhe për fund këtu ka individ analfabet të cilët kanë më shumë se një diplomë universitare por të cilët në realitet janë shumë të paditur. A duhet të bëhet diçka për të ndryshuar ky realitet? Poooo!!!