Opinion

Propozim: Politikanëve të mos u lejohen të mbajnë fjalime në tubime përkujtimore!

Shkruan: NEHAT JAHIU

Unë Nehat Jahiu propzoj që në të ardhmën në manifestimet përkujtimore që do të mbahen me rastin e një date historike mos të ju jepet fjala në këto manifestime (tubime) përfaqësuesve të partive politike.Propozimi im është që në këto manifestime fjala të ju jepet vetëm atyre që kanë marrë pjesë dhe e kanë përjetuar atë datë historike. Për dëshmorëtt e rënë, për invalidët e luftës, të plagosurit të flasin shokët e tyre të luftës që kanë qenë së bashku në vijën e frontit ku ka ra një dëshmor, ku është plagosur një ushtar. Mënyra e deritanishme e manifestimeve nuk më pëlqen aspak, por edhe konkretisht propzojë që asnjë përfaqësuesi politikë ose komandanti që nuk ka qenë aty pranë ushtarit kur i është plagosur ose kur ka ra dëshmorë. Pra këta duhen të jenë protogonistët kryesorë që të evokojnë kujtimet e tyre se si i është plagosur shoku i tij, si i ka ra dëshmorë shoku i tij etj. Ky është mendimi im dhe nuk do të thotë se duhet të gjithë të pajtohen me mendimin tim.Në manifestime të ndryshme me karakter historik propzojë që mos të u jepet fjala njerëzve të politikës ose
“ komandantave” që nuk e kanë parë luftën me sy. Popullit dhe sidomos gjeneratës së re duhet të i përcillet historia e jo fjalimet politike që nuk e kanë vendin në këto llloj manifestimesh.

ME respekt, Nehat Jahiu

Orizare5 gusht 2023