Maqedoni

Vandalizohet përmendorja e policit maqedonas që u vra në “Lagjen e Trimave”

Dje është vandalizuar monumenti i njërit prej pjesëtarëve të shërbimeve të sigurisë, të vrarë në incidentin e armatosur “Lagjja e Trimave”, Goran Stojmenoviq, si dhe ikonat që janë pjesë e kryqit të shenjtë në parkun në Inxhikovë të komunës së Gazi Babës, përcjell TV21. Lajmin në Facebook, bashkë me fotografi, i ka publikuar mbrëmë kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, duke e dënuar ashpër veprimin e vandalizimit.

“Një akt i tillë i kryer në festën e sotme të madhe maqedonase të Ilindenit dhe festën e krishterë të Shën. Ilisë përfaqëson një veprim të turpshëm dhe frikacak që meriton dënimin më të fortë”, shkruan mes tjerash Stefkovski.