May 16, 2024
Maqedoni

Shekerinska: Dënojmë sulmin në Kabull, të gatshëm t’ju kundërvihemi

Ngjarjet në Afganistan nënkuptojnë valë dhe trysni të re ndaj kufijve të Evropës nëpërmjet emigrimit ilegal, ndërsa bashkimi evropian dhe shtetet në rajon duhet t’i forcojmë kapacitetet e tona që të garantojmë stabilitetin dhe sigurinë e kufijve tanë. Kështu ka deklaruar ministria e mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas takimit me homologun e saj slloven Matej Tonin. Shekerinska gjatë pronocimit të saj për zhvillimet e djeshme në Kabul, vlersoi se Maqedonia e Veriut ka arritur në kohë që ti sjellë ushtarët e saj në vend.
“Maqedonia e Veriut në kohë arriti t’i sjellë ushtarët në shtëpi. Në muajin qershor publikuam fund të angazhimit tonë në Afganistan dhe të gjithë pjesëtarët e Armatës bashkë me ekipin mjekësor, i cili duhej të ishte në Afganistan sipas planeve zyrtare deri në shtator, arritëm që secili pa asnjë viktimë, pa asnjë rrezik, t’i sjellim në mëmëdhe qysh në muajin qershor. Kemi bërë çmos që të kthejmë sigurt edhe qytetarët tanë të cilët kanë qenë atje edhe me angazhime personale, duke punuar për kontraktues të caktuar”, ka thënë Shekerinska.
Radmilla Shekerinska gjithashtu tha se si dy shtete anëtare të NATO-s, ata, dënojnë ashpër sulmet terroriste në aeroportin e Kabulit. Shekerisna tha se dy vendet janë të gatshme me kapacitetet e tyre t’i kundërvihen këtyre zhvillimeve.