Djali i dëshmorit martohet i veshur me uniformën e babait
Djali i dëshmorit Jusuf Shalaku, është martuar.
E, e veçanta e kësaj dasme, është se dhëndëri hyri në dasmë i veshur me uniformën e babait, që e kishte veshur kur po luftonte për çlirimin e Kosovës, shkruan Syri Kosova.
Madje, ai i kishte edhe këpucët e tij.
Në hyrje bashkë me nusen, çifti po shoqëroheshin nga bashkëluftëtarët e dëshmorit, Fadil Fazliu dhe Bislim Ndreci.