May 5, 2024
Maqedoni

Sot Çairi dhe Shkupi, kanë zemrën e thyer dhe lotin në sy

MUSLI VESELI
djal 25 vjeçar

Në moshën e tij të re, ngeli pa njërin prind. Vazhdoi të ndjek traditën e familjes dhe u bë pjesë e esnafit të Çarshisë në Shkup.

Vitin e kaluar u martua dhe para 1 muaji Zoti i fali një djalë. E pastë me jetë.

Të gjithë ata që kanë pas rastin ta njohin e mbajnë mend për buzëqeshjen e tij të ëmbël, njeri i ditur dhe me vlera të larta morale.

Në çdo paraqitje reflektonte me energji pozitive, djal i respektuar nga mjedisi dhe shoqëria e gjërë. Si pjesë e çarshisë, Ishte njeri human dhe solidar duke ndihmuar studentët dhe njerëzit me nevojë.

Mbrëmë ndodhi fatkeqësia dhe sot u nda nga kjo jetë.

Mbrëmë njëri nga shumë shoferët kapadai që i kemi në qytetin tonë, e më mirë mos qofshin, me një shpejtësi maramendëse goditi për vdekje mikun tonë Musli Veseli.

Raste të këtilla kemi patur edhe më herët, ngase nuk funkcionon rendi, ligji dhe drejtësia.

Raste të këtilla shohim thuajse çdo ditë, ngase mungon vetëdija qytetare dhe kultura e përgjithshme.

Kur qyteti dhe shteti drejtohen nga kapobando dhe dilerë droge, atëherë çdo ditë në komunikacion po humbim nga një njeri intelektual, nga një person me sedr dhe përplot vlera morale, nga një personalitet të ndershëm dhe të nderuar nga popullata e gjërë, nga një fëmijë shpirt engjëllorë të familjeve shqiptare, nga një nënë përplotë vyrtyte të vlerave njerëzore, …

Si të pajtohemi me rastin dhe rastet e shumta, ku për arsye gjejnë fjalët: vallah nuk e kam parë, ngase i kisha dhënë veturës 180 km/h. aty ku është e ndaluar të ngasim mbi 50 km/h.

I dashur Musli,
Qoftë i lumtur Zoti i Mëshirshëm me shpirtin tënd fisnik.

Sot Çairi dhe Shkupi, kanë zemrën e thyer dhe lotin në sy.
Të mallëngjyer dhe me dhimbje të thellë, ku e kemi tepër vështirë që të pranojm faktin se ti u largove nga kjo jetë.

Ngushëllime familjes , miqve dhe fisit të gjërë.

Shpirti yt – lule xheneti.

Qytetarët e Shkupit (DÇP)