Opinion

Fetai: Dorëheqja hipotetike e BDI-së, është bllof politik – spin

Fetai: Dorëheqja hipotetike e BDI-së, është bllof politik – spin
July 31, 2023
Facebook Twitter

Shkruan: Arben Fetai

Për dy dekada në pushtet, BDI ka patur qindra arsye për dorëheqje kolektive: korrupsion, vjedhje të votës, raste të montuara e vrasje të shqiptarëve nga shteti, margjinalizim e përbuzje totale Jo nga Gruevski. Nuk e ka bërë asnjëherë sepse morali te këta nuk ekziston.

Dorëheqja hipotetike e sotme e BDI-së është spin: ose llogarisin që nuk do të ketë ndryshime kushtetuese dhe ky është thjeshtë një bllof politik parazgjedhor; ose llogarisin që VMRO-ja do jetë e pashmangshme pas zgjedhjeve dhe duan t’i japin një ndihmesë që pastaj kjo e fundit t’i marrë në qeveri si Gruevski dikur që i mirrte si orendi qeveritare. Mundet edhe dyjat bashkë.

* Arben Fetai, kryetari i Institutit per Politika Publike Arbër Xhaferi