Strugë, një grua mbytet në liqen (Emri)
Në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit në Strugë është gjetur dje në grua e mbytur.
SPB Ohër kumtoi se pas ekspertizës së kryer është vërtetuar se bëhet fjalë për një grua 67 vjeçare nga Resnja.
“Në SPB Strugë, dje në ora 15 e 25 minuta është paraqitur se, në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit në Strugë, është vërejtur një trup i pajetë. Nga ekspertiza e kryer, është konstatuar se bëhet fjalë për F.S. (67) nga Resnja, sqaroi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.
Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për Fikrie S. nga Resnja.
Mjeket e Shtëpisë së Shëndetit dhe Ndihmës Urgjente nga Struga, kanë konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës. Me urdhër të prokurorit publik, mbi trupin e gruas së vdekur do të kryhet autopsi.