May 4, 2024
Maqedoni

Vitin e kaluar ligjërisht janë ndjekur mbi 400 persona

Vitin e kaluar ka pasur dy herë më shumë njerëz që kanë qenë nën mbikëqyrje me masa të veçanta hetimore krahasuar me vitin 2021. Sipas Raportit të Prokurorisë Publike, vitin e kaluar 415 personave u janë përgjuar telefonat dhe janë regjistruar dhe ndjekur në mënyrë të fshehtë. Në shumicën e rasteve, këto biseda dhe regjistrime kanë shërbyer si prova për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e drogave narkotike”. Përkundër numrit prej 415 personash në vitin 2022, në vitin 2021 janë monitoruar dhe regjistruar dyfish më pak persona- 215. /alsat.mk