Kosovë

Kurti për mediat kroate: Kemi blerë Bajraktarët, dyfishuam buxhetin e ushtrisë dhe rritëm numrin e ushtarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidentin i Serbisë Aleksandër Vuçiqin, e bën nervoz demokracia.

Në një intervistë për gazetën kroate, “Vecernji list”, Kurti ka theksuar se Vuçiq dëshiron të bëhet mbret.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se në kufirin Kosovë-Serbi ka baza të ushtrisë serbe, prandaj Kosova është shumë të kujdesshme.

“Ne kemi blerë Bajraktarët, dyfishuam buxhetin e ushtrisë dhe rritëm numrin e ushtarëve. Në kufi janë bazat e ushtrisë serbe, prandaj jemi shumë të kujdesshëm”, ka deklaruar Kurti./rtk