Kosovë

Ushtria turke trajnon ushtarët e FSK-së

Pjesëtarët e FSK-së të Regjimentit të dytë të Komandës së Forcave Tokësore (KFT) kanë përfunduar trajnimin dhjetë javor “ Komando dhe Bjeshkatari” të realizuar në zonën e Istogut dhe të Mitrovicës, me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe urbane.
Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në vazhdimësi ndjekin trajnime të tilla të realizuara nga instruktorët e Ushtrisë Turke me qëllim të avancimit dhe ngritjes së aftësive taktike për pjesëtarët e KFT-së.