Promovohet libri i ri i mërgimtarit kumanovar, Qemal Musliu (Foto)
Mbrëmë në Kumanovë u promovua libri i ri i autorit Qemal Musliu me titull “Në kohë për kohën”, një lundrim shumëvjeçar nëpër veprimtaritë e ndryshme kombëtare, shoqërore, kulturore dhe humanitare të një atdhetari të dëshmuar kurbetçar, transmeton Lideri.mk.
Bëhet fjalë për një libër me vështrime për ngjarjet dhe problemet e kohës që nga fillimet e pluralizmit politik e deri në ditët e sotme, me personalitete të ndryshme dhe me tinguj poetik – një gërshetim i fushave të shumta që flasin për impenjimet e vazhdueshme gati se katërdekadëshe të autorit./Lideri.mk