Rajon - Botë

Shqiptari ua mori dy zviceranëve 1.2 milion franga, 600 mijë duhet t’i kthejë, tjerat jo

Një 25-vjeçar shqiptar përmes një platforme homoseksualësh ka arritur që t’ua marrë dy fermerëve zviceranë 1.2 milionë franga (apo 1 milion e 232 mijë euro).

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018-të, teksa para disa ditësh shqiptari u dënua me mbi tre vjet burgim (pjesërisht me kusht) dhe dëbim nga Zvicra për pesë vjet.

Ai duhet t’i vuajë 14 muaj burgim, e po ashtu, i pandehuri duhet t’ua paguajë gjysmën e shumës viktimave.

Viktimat, dy burra rreth të 50-tave, të martuar dhe jo homoseksualë, po kalon një fazë të vështirë të jetës, raportojnë mediat zvicerane përcjell Klankosova.tv

Shqiptari iu kishte ofruar atyre afërsi fizike dhe kishte sinjalizuar ndjenja miqësore.

Ai shtirej para tyre se ishte në vështirësi financiare dhe kishte nevojë për para.

25 vjeçari u kishte premtuar atyre se do t’i kthente paratë sepse pritej të trashëgonte një shumë të madhe nga një beqar, mik i tij në Angli i cili i kishte ende 200 mijë euro borxh.

Ata i kishin paguar shqiptarit për tre vjet shumën prej 1.2 milion frangash zvicerane.

Njërit prej tyre ka arritur që t’ia marrë 400 mijë franga kurse tjetrit mbi 800 mijë.