Maqedoni

40 vjeçari nga Sveti Nikolla përdhunoi dy vajzat e dashnores së tij

Një grua ka denoncuar në polici se partneri i saj ka përdhunuar dy vajzat e saj të mitura. Gruaja ka jetuar bashkë me 40 vjeçarin në raportin si burrë e grua, por pa lidhur kurorë zyrtarisht informon KlanM.

40 vjeçari është arrestuar, ndërsa nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrejnë kallëzimin përkatës.

“Me datë 07.08.2023 në ora 01:50 në Sveti Nikollë, punonjësit policorë të Stacionit Policor të Sveti Nikollës e kanë privuar nga liria 40 vjaçarin J.P., pas denoncimit të gruas së tij pa kurorë, sipas të cilës ai ka kryer akte intime ndaj dy vajzave të saj të mitura”, thonë nga MPB.

Për rastin pritet të deklarohen edhe nga Peokuroria./KlanMacedonia