Policia e Kosovës nuk lejon as “miza” të futet ilegalisht nga Serbia, arrestoi një rus në Leposaviq
Policia e Kosovës ka arrestuar një rus ditën e premte në Leposaviq. I njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.
Sipas njoftimit rasti ka ndodhur rreth orës 13:52.
“Zërnosek, Leposaviq 07.07.2023-13:52. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.