May 3, 2024
Maqedoni

9 Korriku, Rufi Osmani dhe dita e mbrojtjes së simboleve kombëtare

Në mëngjesin e hershëm të datës 9 korrik të vitit 1997 burgoset edhe kryetari i atëhershëm i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani dhe dënohet me 14 vjet burg, si dhe kryesuesi i këshillit të atëhershëm Refik Dauti.

Gjatë ditës së njëjt, por edhe më vonë, maltretohen nga ana e policisë në mënyrë barbare me qindra dhe me mijëra qytetarë të Gostivarit për pjesmarrje në protestë në mbrotje të flamurit kombëtarë. Për gjeneratën e re, duhet ritheksuar se sot e kësaj dite këto ngjarje të 9 korrikut të vitit 1997 vazhdojn të ngelin enigmë për popullatën në përgjithësi, dhe ngelën një sfidë e madhe për gjeneratën e politikanëve të sodit dhe të nesërm të shpalosin këtë të vërtetë me qëllim që e njëjta të mos përsëritet kurrë.

Ngjarjet e 9 korrikut të vitit 1997 edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë të sjellin kujtesën e ngjarjeve më tragjike në mbrotje të flamurit kombëtarë që valvitej para godinës së Komunës së Gostivarit.
“Respekte veprës së prof. Rufi Osmanit, i cili la gjurmë me të cilat na mësoi, se si duhen dhe mbrohen simbolet kombëtare!”, ka shkruar me rastin e ditës së sotme kryetari i ASH-së dhe i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Ndryshe, në këto ngjarje tragjike në mbrotje të flamurit ranë tre dëshmorë, Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti, dhe u maltretuan me qindra dhe mijëra qytetarë të Gostivarit që kishin dalë në protestë në mbrotje të flamurit kombëtarë që ishte larguar nga godina e Komunës së Gostivarit.