Shkupjani e gjen pa shenja jete fëmiun e tij në banesë, hetohen shkaqet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkup.
Në Sektorin e Punëve të Brendshme është denoncuar se në një banesë në Shuto Orizarë, është gjetur një bebe pa shenja jete.
Se nuk po merrte frymë, e vërejti babai i saj.
“Më datë 08.07.2023 në ora 05.00 në SPB Shkup është denoncuar se në banesën në rajonin e Shuto Orizarës ka bebe të vdekur. Sipas të denoncuarës, pasi babai Xh.R.(32) vërejti se bebja nuk merr frymë, ka ftuar ekipet e Ndihmës së Shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës. Me urdhër të prokurorit trupi është dorëzuar për obduksion”, qëndron në njoftimin e MPB-së.