Rajon - Botë

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë dërgimin e sistemit raketor me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara janë afër miratimit të dërgimit të sistemeve raketore me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, kanë thënë zyrtarë amerikanë dhe evropianë, raporton Wall Street Journal.

Sistemi i raketave ATACMS ka një rreze prej rreth 305 kilometra, e cila është e mjaftueshme për forcat ukrainase për të goditur objektivat ruse shumë prapa vijës së frontit.Presidenti amerikan Joe Biden nuk e ka miratuar ende transferimin, pjesërisht për shkak të shqetësimeve midis zyrtarëve amerikanë se Ukraina mund të përdorë sistemin për të sulmuar territorin rus, duke e kthyer potencialisht konfliktin në një luftë më të gjerë me Perëndimin.

Ndryshe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky prej fillimit të luftës i ka bërë thirrjeve vendeve perëndimore që t’i dërgojnë armë të rënda siç është sistemi raketor ATACMS.

Megjithatë, liderët e vendeve perëndimore kanë hezituar se lufta në Ukrainë më pas mund të zgjerohet në vendet e tjera. E Zelensky akoma vazhdon të bëjë thirrje edhe për dërgimin e aeroplanëve modern perëndimorë si F-16.