May 4, 2024
Rajon - Botë

Tërmeti në Turqi, shpëtohen pas 8 ditësh dy vëllezër

Ndërsa shanset për të gjetur të mbijetuar më shumë se një javë pas tërmeteve vdekjeprurëse po zvogëlohen, histori të rralla mbijetese po shfaqen ende.

Në ditën e nëntë të tërmetit dhe pas 198 orësh një mrekulli e dyfishtë vjen nga rrënojat në Kahramanmaraş. Mediat turke raportojnë se dy vëllezër janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e një apartamenti në Kahramanmaras.