Maqedoni

Eurodeputetët Valsman dhe Quçuk për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Eurodeputetët, lehtësuesit e Procesit të dialogut Zhan Mone, Marion Valsman dhe Ilhan Quçuk sot do të kenë takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në takim, siç është publikuar në ueb faqen e Kuvendit, do të marrë pjesë edhe ambasadori i Delegacionit të BE-së në Shkup, Dejvid Gir.

Eurodeputetët Valsman dhe Quçuk do të mbajnë edhe një seancë të shkurtër përgatitore me Grupin punues për pjesëmarrje në Dialogun Zhan Mone.

Në kuadër të vizitës, eurodeputetët do të kenë takime individuale me nënkryetarët e Kuvendit Goran Misovski dhe Hysni Ismaili dhe Sekretaren e përgjithshme të Kuvendit, Cvetanka Ivanova, si dhe me koordinatorët dhe përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuar në Kuvend.