May 14, 2024
Maqedoni

BDI humb një ministri, Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Tupançevskit dhe Nuredinit

Kuvendi konstatoi dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, ministrit të Ekologjisë, Naser Nuredini dhe zëvendësministrit të Drejtësisë, Agim Nuhiu.

BDI humb ministrinë e ekologjisë, të cilën e mer LSDM, si parti e cila lëshon Ministrinë e drejtësisë për ASH-në.

Dorëheqjet e tyre u konstatua në seancën e 103, ndërsa shkarkimi i ministrave të Alternativës, Bekim Sali dhe Admirim Haliti është paraparë në seancën e 104. Në këtë seancë është propozuar edhe emërimi i ministrave të Aleancës për Shqiptarët./A.K.