May 6, 2024
Maqedoni

Delçev: Pjesë e Sindikatës Policore, persona të papunësuar

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Delçev, ka dalë me pretendime se në Sindikatën e Policisë, janë anëtarësuar persona para se të kenë lidhur kontratën e punës. Ai kërkon hetimin e thellë nga autoritetet për të zbardhur këto zhvillime.

“Për mua është një rrugë kriminale, sepse mund të anëtarësohen persona të punësuar në çdo institucion, por një qytetar që nuk ka ende marrëdhënie pune, si në rastin që fatkeqësisht ndodh në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Para momentit të nënshkrimit të kontratës së punës, gjegjësisht lidhjes së marrëdhënies së punës në ministri, ata tashmë janë anëtarë të njërës nga sindikatat, gjegjësisht Sindikatës së Policisë së Maqedonisë. Për tetë vjet unë dhe i gjithë opinioni e dëgjojmë ministrin deri më tani, Oliver Spasovskin, i cili i bëri pesë mijë anëtarë që të bëjë një marrëveshje kolektive ashtu siç u përshtatej atyre.”, – deklaroi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Delçev.

Delçev shtoi se me këtë është bërë një dëm i madh, ndoshta edhe dëm material për punonjësit e policisë, e sidomos në ndikimin e sindikatës.