Komandant Kujtimi në historinë e dyfishtë të 11 qershorit 1998
Gëzim Saraçi
Në kujtimet e tij, Behram Rrahmani, apo Komandant Kujtimi, shkruante edhe për ditën e 11 qershorit, duke e vlerësuar si një ditë të një rëndësie të veçantë historike, ngase ajo ditë po shënonte dy ngjarje të rëndësishme; betimin solemn të ushtarëve të Batalionit të Parë të Brigadës 142, Zona Operative e Shalës e UÇK-së, si dhe betejën e parë në këtë zonë, dhe nga e cila serbët po dilnin humbës. Në kohën kur po jepej alarmi për fillimin e asaj beteje të përgjakshme, Behrami kishte qenë në fshatin Zhilivodë. Atë ditë në këtë fshat, përveç të eprorëve të tjerë të UÇK-së, që kishin marrë pjesë në ceremoninë solemne të betimit të ushtarëve të UÇK-së, kishte qenë edhe Rrustem Mustafa – Komandant Remi nga Llapi. Me të marrë alarmin, rreth orës 18:00, së bashku me Hashim Krasniqin dhe ushtarë të tjerë të Zhilivodës, i armatosur me snajperin e Komandant Remit, Behrami ishte nisur në drejtim të Hamidisë. Ai ishte takuar me Jashar Jasharin dhe grupin e tij; Rrahim Tahiri, Musë Hajrizi, Yll Jashari, Abedin Jashari dhe Lulëzim Jashari, në Bivolak, te shtëpitë e familjes Berisha, e prej aty ishin nisur në drejtim të Hamidisë. Pjesë e këtij grupi ishin rreth 30 ushtarë nga fshatrat përreth, që tashmë i ishin përgjigjur thirrjes së kushtrimit të pushkës së Hasan Elshanit, i cili kishte dhënë alarmin me të shtëna tri herë nga dy fishekë. Entuziazmi ishte i madh, gatishmëria e ushtarëve të UÇK-së për të qenë në fushëbetejë ishte e madhe, por përkundër vullnetit dhe gatishmërisë ishte e pamundur që të gjithë të ishin në vijën e parë të fushëbetejës. Atë ditë, sipas Behram Rrahmanit, këtë fat e kishin: Jashar Jashari, Mrikë Berisha, Yll Jashari, Sami Saraçi, Abedin Jashari, Sahit Klinaku dhe Behram Rrahmani. Me komandën e Jashar Jasharit ishin formuar dy vija luftarake, ku në pozicionet përreth ishin të vendosur ushtarë nga fshatrat Zhilivodë, Stroc, Gllavatin, Bivolak dhe Hamidi. Sulmin në atë betejë e kishte filluar Jashar Jashari “Duraku” dhe pas tij kishin filluar breshëritë e armëve të ushtarëve tjerë. Në atë betejë ishin vrarë 3 policë serbë:
1. Branko Karaveliq, i lindur në viti 1967 në Nagllavac, afër Klinës, i cili ishte polic që nga vitit 1995.
2. Zhivorad Llukiq, i lindur më 1965 në Ballovc të Podujevës, polic që nga vitit 1993
3. Emri i policit të tretë është i panjohur, ndërsa aty ishte plagosur
4. Dalibor Bogiçeviq, polic i SPB Prishtinë. (kishte edhe policë të tjerë të plagosur)
Automjeti i blinduar i policisë ishte shkatërruar tërësisht, ndërsa armët e policëve të vrarë e të plagosur ishin marrë nga ushtarët e UÇK-së. Në atë betejë ishin plagosur dy ushtarë të UÇK-së: Jashar Jashari, i njohur si Komandant “Duraku” dhe Ibrahim Kelmendi.
Përgatitjet e ushtarëve të UÇK-së për betejat e radhës po vazhdonin, sipas ndarjes së detyrave: Behram Rrhamani dhe Afrim Zhabari pjesën fizike, ndërkaq Gani Lahu pjesën teorike.
Në grupin e tretë që po stërvitej bënin pjesë:
1. Agim Haziri 1972, Vushtrri
2. Lulëzim Jashari 1972 Stroc
3. Ekrem Ademi 1974 Stroc
4. Baki Bregaj, 1972 Stanoc
5. Sadat Gela, 1975, Mihaliq
6. Muharrem Bregaj, 1975, Stanoc
7. Flamur Jashari, 1975, Stroc
8. Bekim Ademi, 1976, Stroc
9. Jeton S. Klinaku, 1976, Bivolak
10. Sami F. Hasani, 1977, Stroc
11. Gëzim Mehmeti, 1977, Zhilivodë
12. Agron haliti, 1978, Bequk
13. Abdyl Krasniqi, 1979, Zhilivodë
14. Muharrem Selimi, 1979, Stroc
Përgjatë këtyre stërvitjeve, ushtarët KOMANDO këndoni këtë këngë:
Jemi trupa komando
Jemi trupa komando
Që e mbrojmë atdheun tonë
Që e mbrojmë atdheun tonë
Jemi trima luftëtarë
Jemi trima luftëtarë
Për liri jetën e dhamë
Për liri jetën e dhamë
Për Kosovë e për Shqipëri
Për Kosovë e për Shqipëri
Trupat tanë janë fuqi
Trupat tanë janë fuqi
Plumbi neve s’na frikëson
Plumbi neve s’na frikëson
Lufta e drejtë na trimëron
Lufta e drejtë na trimëron
Robërinë s’e durojmë dot
Robërinë s’e durojmë dot
Gjoksin top, zemrën barot
Gjoksin top, zemrën barot
Me pushkë n’dorë deri n’fitore
Me pushkë n’dorë deri n’fitore
Do ta mbrojmë këtë tokë arbërore
Do ta mbrojmë këtë tokë arbërore
Nëpër borë e nëpër shi
Nëpër borë e nëpër shi
Deri n’vdekje për liri.
Deri n’vdekje për liri.
Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës!
Rroftë populli shqiptar!
Më 28 gusht 1998 ky grup ka përfunduar edhe provimin praktik të gjuajtjes me armë zjarri, në fshatin Zhilivodë, në vendin e quajtur “Seçe”.
VAZHDON
PS
Foto e rastit: Komandant Kujtimi dhe ish-ushtari i tij, Lulëzim Krasniqi-Arbanasi, të cilët na lanë vetëm kujtime të mira.