Ka ndërruar jetë gazetari nga Shkupi, Kreshnik Ajdini
Ka ndërruar jetë gazetari i njohur shqiptar nga Shkupi, Kreshnik Ajdini. Ai me origjinë ishte dibran nga familje e njohur intelektualësh.
Do të mbahet mend si kolegë që ka punuar në shumë resdksi dhe gjithkun ka qenë i nohur si mik dhe kolegë i respektuar në mesin e gazetarëve.
Me rastin e ndarjes nga jeta të Kreshnik Ajdinit kanë ardhur shumë ngushëllime për familjen, e ndër ngushëllimet më emocionale është nga miku i tij, Bekim Pocesta:
As një libër nuk i nxë dot ato fjalë dhe fjali që sot dua ti them dhe ato që mundë të shkruaj unë për TY…për gjithë këto vite – MIQËSI,… Sinqiritet, besnikëri , mbështetje në çdo kohë pa kursim- munda të gjej vetëm te ti:
I SHENJËTI MiKU IM!
Fisnikëria të karakterizonte TY ,dhe me plot kuptimin e fjalës ishe – NJERI!
Nuk më mbetet gjë vetëm me mall , dashuri dhe shumë respekt të kujtoj për jetë e mot…..!
Në çdo event të jetës sime do të më mungosh !
Unë dhe familja ime do ta ndjejmë gjithë jetën një zbrastësi në vendin ku duheshe të jesh ti..!
E ndjejmë që tani….,
Por do të jem krenarë gjithnji që të patëm një mik- vëlla siç ishe : TI ( Kresho, axhi Kreshnik)
Me mall , dhimbje , dashuri dhe shumë kujtime të bukura do të kujtojmë gjithmonë: Bekimi, Besa , Learti dhe Flonja!
U prefsh në paqe MiKU YNË!
Zoti të shpërbleftë me parajsë!