Sport

Rashani lëndohet dhe largohet nga kampi i “Dardanëve”

Sulmuesi anësor i kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani ka pësuar një lëndim, duke lëshuar grumbullimin e “Dardanëve”. Ylli i klubit francez Klermont, Rashani ka pësuar një lëndim, për shkak të të cilit nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Alen Zhires për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë për ‘Euro 2024’.

Pas lëndimit, Rashani iu ka nënshtruar ekzaminimeve të hollësishme mjekësore nga stafi mjekësor i Përfaqësueses së Kosovës. Pasi u vlerësua ndjeshmëria e lëndimit, u vendos që lojtari të lirohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë procedurat e rikuperimit.

Stafi i ekipit përfaqësues i ka uruar Elbasanit rikthim sa më shpejt në fushën e gjelbër dhe shpreson që ai do të jetë i gatshëm e në formë për ndeshjet e shtatorit.