Rajon - Botë

BE planifikon të japë 72 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

Bashkimi Evropian (BE) po përgatit një paketë të ndihmës financiare për Ukrainën në vlerë totale prej 72 miliardë eurosh.

Sipas lajmit në faqen e internetit Politico, Komisioni i BE-së ka nisur të përgatisë paketën e re të ndihmës për Ukrainën.

Në kuadër të paketës, 18 miliardë euro do t’i jepen Ukrainës çdo vit në periudhën 2024-2027.

Asistenca përmes një mekanizmi të veçantë që do të krijohet në kuadër të buxhetit afatgjatë të BE-së do të përbëhet nga grante dhe kredi. Me këtë mbështetje do të synohet të balancojë shpenzimet buxhetore të Ukrainës dhe të kontribuojë në rindërtimin e vendit.

Paketa do të përfshijë kushte në fusha të ndryshme si kundër korrupsionit dhe reformat strukturore.

Ekonomia e Ukrainës u tkurr me rreth 30 për qind vitin e kaluar për shkak të luftës.

Banka Botërore vlerëson se rindërtimi i Ukrainës mund të kushtojë 411 miliardë dollarë.

Më parë, BE-ja kishte vendosur të sigurojë 18 miliardë euro ndihmë financiare për Ukrainën në vitin 2023.