Qyteti i Vjenës dekoron arsimtaren shqiptare Miradije Berisha për punën e palodhshme
Miradije Berisha është një nga punonjëset më aktive shqiptare në Austri në sferën e arsimit. Ajo falë angazhimit të madh ka pranuar shumë mirënjohje e dekorata për punën e bërë, kurse tani ka pranuar një mirënjohje edhe nga qyteti i Vjenës, shkruan Lideri.mk.
“Sot pranova nga Drejtoria e Arsimit në Vjenë, MIRËNJOHJE TË JASHTËZAKONSHME për punën e përkushtuar më nxënës të mësimit të gjuhës shqipe.
DIE AUßERORDENTLICHE WÜRDIGUNG
Die Bildungsdirektion für Wien freut sich, für die sehr engagierte Elternarbeit sowie den großartigen Unterricht und die Betreuung albanischer Kinder.🇦🇹🇦🇱🇽🇰
Faleminderit Drejtorisë së Arsimit dhe Drejtorisë së Shkollës Fillore Jagdgasse në Vjenë për vlerësimin e punës sime!
Faleminderit të nderuar prindër për bashkëpunimin e vazhdueshëm!”, ka njoftuar mësuesja Berisha në Facebook. /Lideri